Sezoni 2027 në bregdet: hotelet dhe restorantet postojnë që në pranverë, me akomodimin të shkruar në kartë. Shiko sezonin →

Sezoni 2027 në bregdet po vjen. Shiko sezonin →

Rreth nesh

Ndërtuar në Tiranë, për mënyrën si punësohet vërtet këtu.

Në Shqipëri shumica e punëve gjenden me telefonatë, me të njohur ose me një postim në Facebook pa pagë dhe pa përgjigje. LinkZ e mban shpejtësinë e asaj bote dhe i shton atë që i mungonte: verifikimin, pagën e shkruar dhe një përgjigje për të gjithë.

Kërkuesit nuk paguajnë kurrë. Punëdhënësit postojnë falas dhe paguajnë vetëm kur duan më shumë shikime ose më shumë vende pune.

Ku po shkojmë

Një qytet në një kohë.

Nisja

Tiranë dhe Durrës

Restorante, hotele, dyqane, qendra thirrjesh dhe zyra në dy qytetet e para.

Pranverë 2027

Bregdeti

Sezoni 2027, nga Golemi në Ksamil, me punë me akomodim.

Vjeshtë 2027

Gjithë Shqipëria

Çdo qytet, çdo profesion, në iPhone dhe në Android.

Më pas

Kosova dhe diaspora

Aty ku flitet shqip dhe kërkohen njerëz.

Çfarë besojmë

Katër bindje që e formojnë produktin.

Paga është informacion, jo sekret.

Kush e fsheh, humb njerëzit më të mirë. Kush e shkruan, fiton kohë.

Heshtja nuk është përgjigje.

Një “jo” me arsye vlen më shumë se njëqind aplikime pa fund.

Shqip së pari.

Profesionet, pagat dhe mënyra si flasim, të ndërtuara për këtu, jo të përkthyera.

Falas për ata që kërkojnë punë.

Interesi ynë është që të gjesh punë, jo që të rrish sa më gjatë në aplikacion.

Kontakt

Na shkruaj.

Jemi në Tiranë. Përgjigjemi brenda një dite pune.

Pyetje dhe ndihmë

Punëdhënës dhe agjenci

Siguria dhe raportimet