Sezoni 2027 në bregdet: hotelet dhe restorantet postojnë që në pranverë, me akomodimin të shkruar në kartë. Shiko sezonin →

Sezoni 2027 në bregdet po vjen. Shiko sezonin →

Çmimet

Falas për kërkuesit, gjithmonë. E thjeshtë për punëdhënësit.

Gjatë nisjes postimi është falas për çdo kompani. Planet me pagesë hapen më vonë, vetëm në web, me faturë të fiskalizuar. Në aplikacion nuk blihet asgjë.

Falas

Aktiv në nisje

€0

për gjithmonë

Për restorantin, dyqanin, zyrën e vogël.

Biznes

Vjen në 2027

€39

në muaj, ose €390 në vit

Për ata që punësojnë çdo muaj.

Sezoni

Vjen në 2027

€149

një herë, mars – shtator

Për hotelet dhe restorantet e bregdetit.

Rekrutues

Vjen në 2027

€119

në muaj

Për zinxhirë dhe kompani me shumë vende.

Agjenci dhe kompani të mëdha: sipas ofertës. Çmimet pa TVSH; në Lekë me kursin e ditës në momentin e pagesës.

Promovime · pa abonim

Kur një punë duhet plotësuar shpejt.

Vjen së shpejti

Puna jote del më lart në deck, në qytetin dhe profesionin e saj.

€25

Plus 24 orë në krye të deck-ut të 50 kërkuesve më të përshtatshëm, me një njoftim.

€49

Pyetje

Pyetjet që na bëjnë më shpesh.

Jo. Gjithçka për kërkuesit është falas dhe do të mbetet falas.

Gjatë nisjes posto sa të duash. Më pas plani Falas mban 2 postime aktive njëkohësisht. Një punë e plotësuar, një draft ose një punë në shqyrtim nuk zënë vend.

Planet dhe promovimet blihen vetëm në web. Në aplikacion sheh planin tënd dhe statusin e çdo promovimi.

Jo. Promovimi rrit shikimet, jo punësimet. Kartat e promovuara ndjekin të njëjtat rregulla: paga, verifikimi dhe përgjigjet mbeten të detyrueshme.

Me kartë, në web. Fatura lëshohet me NIPT-in e kompanisë dhe fiskalizohet.