Sezoni 2027 në bregdet: hotelet dhe restorantet postojnë që në pranverë, me akomodimin të shkruar në kartë. Shiko sezonin →
Sezoni 2027 në bregdet po vjen. Shiko sezonin →
LinkZ lidh njerëzit që kërkojnë punë me punëdhënës të verifikuar në Shqipëri. Çdo kartë tregon pagën. Kur të pëlqen edhe punëdhënësi, bëhet match dhe hapet biseda.
Provoje: tërhiq kartën djathtas ose majtas, ose përdor butonat.
Për çdo punë, jo vetëm për zyrat
Si funksionon
Çdo kartë tregon pagën, orarin dhe kontratën para se të vendosësh. Punëdhënësi mund të bëjë deri në 3 pyetje të shpejta para pëlqimit.
Kur të pëlqen edhe punëdhënësi, hapet biseda. Vetëm atëherë. Numrin e telefonit e ndan ti, kur të duash, dhe mund ta heqësh përsëri.
Faleminderit për pëlqimin! A mund të vish të enjten për një bisedë të shkurtër?
Punëdhënësi · 10:24
Ftesa vjen në bisedë me datë, orë dhe vend. E shton në kalendar me një prekje. Nëse pozicioni plotësohet, të vjen një mesazh.
E enjte, 14:00
Rruga Ismail Qemali, Tiranë
Shto në kalendar
Besimi është produkti
Nuk varen nga mirësjellja e askujt. Janë pjesë e mënyrës si funksionon LinkZ, për të dyja palët.
Shumë e saktë ose interval. “Pagë konkurruese” dhe “e negociueshme” nuk pranohen, as paga nën minimumin ligjor.
Çdo kompani regjistrohet me NIPT dhe ekipi i LinkZ e kontrollon. Punët e kompanive të reja shqyrtohen para se të dalin.
Te “Pëlqimet e mia” sheh ku je me çdo punë. Kur një pozicion plotësohet, të vjen një mesazh.
Nga çdo kartë dhe çdo bisedë. Çdo raportim sigurie shqyrtohet brenda 24 orësh.
Për punëdhënësit
Kamarier/e · Tiranë
shembull
Të pëlqeu
12
Besa K.
3/3 përgjigje
Dritan M.
2.1 km larg
Match
4
Gentian H.
Super Pëlqim
Intervistë
2
Elira H.
Enj 14:00 ✓
Punësuar
1
Ilir B.
Fillon 3 nëntor
Përgjigjet shpejt
Kandidatët e shohin këtë shenjë para se të të pëlqejnë.
Sezoni 2027 · bregdeti
Fto një mik
Shpërblimi vjen kur miku bën pëlqimin e parë, jo thjesht kur regjistrohet. Kodin tënd e gjen në aplikacion.
Falas për kërkuesit, gjithmonë. Hyr me email ose me Apple. Kompanitë regjistrohen në të njëjtin aplikacion.